
Genta Ismajli
ÇIKAGO- Këngëtarja Genta Ismajli është përfshirë në një aksident në Çikago në Amerikë. Mësohet se këngëtarja ndodhej në makinë në momentin kur u godit nga një shofer polic.
Ismajli, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën, por aksidenti nuk ka qenë i lehtë për të, pasi ka qenë në gjendje të rëndë. Këngëtarja ende nuk ka dhënë një deklaratë publike, por burimet e afërta me të bënë me dije se gjendja e saj shëndetësore është në kontroll.
Për shkak të aksidentit, këngëtarja ka pezulluar koncertin e saj në SHBA dhe ende nuk ka një njoftim se kur do të rikthehet në skenë. /ZËRI
Poll