
SHBA- Lista e bashkëpunëtorëve të Sean 'Diddy' Combs' përfshin emra të njohur, kjo sipas avokatit që përfaqëson viktimat e reperit 54-vjeçar. Dhjetra padi nga 120 akuza do të zbulojnë emra të famshëm që do të trondisin botën e "showbizit". Akuzat përmendin gjithashtu banka, kompani farmaceutike dhe hotele që dyshohet se kanë kontribuar në aktivitetet e paligjshme të Combs. Kolegu i tij, Tony Busby tha se paditë do të synonin çdo lokal apo pronar lokali që e dinte se çfarë po ndodhte. Avokatët thanë se planifikojnë të ngrenë padi në disa shtete brenda 30 ditëve të ardhshme dhe u zotuan të publikojnë emrat në një fazë të mëvonshme.
Akuzat datojnë që nga viti 1991! Viktima më e re është një djalë vetëm nëntë vjeç, ndërsa 25 akuzues pretendojnë se ishin të mitur në kohën e abuzimit, ku shumë prej tyre kanë të dhëna mjekësore që vërtetojnë se janë përdhunuar ose droguar. Këto akuza janë të lidhura me ‘festat e bardha’ famëkeqe të Combs.
“Ai mezi pret të provojë pafajësinë e tij dhe të rikthejë reputacionin, megjithëse kur të ngrihen dhe të bien akuzat, e vërteta do të përcaktohet bazuar në provat, jo në spekulime,”- tha avokati i Diddy, Wolfe.
Combs aktualisht po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn në pritje të gjykimit pas dy apelimeve për lirim me kusht të cilat u refuzuan. Ndër të tjera, ai akuzohet se ka organizuar dhe detyruar burra dhe gra që të marrin pjesë në orgjitë e tij apo të miqve të tij të ftuar në ‘festat e bardha’.
-
-
-
-
Kush janë 20 VIP-at që kanë qenë pjesë e festave të Diddy-t?
29 Shtator, 11:39 -
Gjithçka nisi vitin e kaluar kur ish e dashura e tij Cassie e paditi për dhunë fizike dhe seksuale. Ajo pretendonte se ai e kishte abuzuar, përdhunuar, droguar, e kishte detyruar të kryente marrëdhënie me burra të tjerë me dhunë dhe i kishte regjistruar aktet seksuale me kamera.Më pas ishte një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë së një hoteli në LA që zbuloi të vërtetën e madhe. Diddy u shfaq me një peshqir, sapo kishte dalë nga dushi, duke sulmuar brutalisht të dashurën e tij, Cassie.
Diddy organizonte festa në vila luksoze dhe ftonte miq të cilëve u ofronin drogë dhe favore seksuale nga vajzat që punonin në vilën e tij si punonjëse seksi, ose që ishin thjesht modele apo artiste që kishin një kontratë me kompaninë e tij diskografike./ ZËRI