Qytetërim

Sfida Shqipëri-Letoni/ Përfundon pjesa e parë 1-1, Manaj shlyen gabimin, shënon në minutën e 29

Vendasit realizuan me anë të Cernomordijs, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga këndi.

F.I
Sfida Shqipëri-Letoni/ Përfundon pjesa e parë 1-1, Manaj shlyen
PAMJE NGA NDESHJA

LETONI-Përfundon pjesa e parë 1-1. Shqipëria kaloi në avantazh me golin e Rey Manajt. Një krosim nga Hoxha nuk u ndal si duhet nga portieri, me topin që pas një ping-pongu u pret nga Manaj dhe u ndal në rrjetë. Pas humbjes së penalltisë kundër Serbisë, Manaj shlyen veten dhe bën autokritikë. Letonia ka barazuar në ndeshjen ndaj Shqipërisë, në fund të pjesës së parë. Vendasit realizuan me anë të Cernomordijs, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga këndi.

Poll

MOS HUMB