Qytetërim

Përplasje për të ardhurat? Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së këngës me Fifin nga YouTube

Egli zbuloi se ka qenë pjesë e këtyre projekteve si interpretuese dhe jo si autore e këngës. Ndaj edhe nuk gëzon të drejta pronësie mbi to.

k.m.
Përplasje për të ardhurat? Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes
Egli Tako dhe Fifi

TIRANË- Pas zhdukjes së këngës nga platforma "YouTube", Egli Tako ka thyer heshtjen me një reagim lidhur me projektin që ajo publikoi me kantautoren, Filloreta Raçi (Fifi). Në një deklaratë të bërë në një "grup" vetëm për ndjekësit e saj, Egli zbuloi se ka qenë pjesë e këtyre projekteve si interpretuese dhe jo si autore e këngës. Ndaj edhe nuk gëzon të drejta pronësie mbi to. Ajo sqaron se fshirja është bërë për arsye personale të autores, pra Fifit. Por detaje të tjera nuk ka zbuluar. 

Përplasje për të ardhurat? Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes

Po duhet t’ju jap shpjegim për shkak të gjithë përkrahjes & dashurisë tuaj ndaj meje edhe pse s’jam autore e këtyre dy këngëve dhe s’kam të drejta mbi to. Unë jam e ftuar në këngë njësoj si DJ Gimi – O. Është një bashkëpunim ku të drejtat e projektit i takojnë autorit i cili e posedon në kanal, në rastin konkret Fifi.Kënga është hequr për dy ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat ndaj edhe nuk e kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat dhe nuk kam përgjegjësi mbi to.

Sa për dëmtimin e dy artistëve të ftuar në këngë, në rast konkret unë dhe Gimi – O, jemi njerëz dhe me pas artiste, kështu që zgjedh të jem mirëkuptuese! Muzika mbetet e bukur, ju e keni pëlqyer ndaj dhe bie dakord në aq vendim sa më takon si e ftuar, që këngët të jenë sërish aktive e ju të mund t’i dëgjoni e t’i këndoni. Sa për aspektin menaxherial, kam vendosur me shumë respekt reciprok me Fifin, të shoh në një spektër më të gjerë, në mënyrë që asnjëra palë të mos ndikojë tek tjetra, për sa kohë të dyja i përkasim të njëjtës fushë. Këndimit. Në këtë mënyrë, shmangim edhe aludime apo keqkuptime të cilido lloji. Ju dua shumë dhe gjatë këtij muaji do shihemi ashtu siç ju keni pritur gjithmonë, të më shihni, plot me surpriza të bukura dhe shumë muzikë! Faleminderit për gjithë dashurinë që më jepni, ju dua shumë,"-shkruan Tako në reagimin e saj. 

Sipas "Prive", nëpër Tiranë ka “thashetheme” se dy artistet janë “zënë” me njëra-tjetrën për të ardhurat e projektit të tyre më të ri. Duke iu referuar burimeve të sigurta pranë dy vajzave, përplasja ka nisur pasi Fifi ka kërkuar një përqindje më të lartë të fitimeve, duke qenë se më këngën "Ku je nis & shuj shuj", është marrë më së shumti ajo. Por duket se nuk ka marrë mbështetje nga ish-banorja e "BigBrotherAlbania". Ndaj për shkak të mosmarrëveshjes, kanë vendosur që ta heqin këngën nga platforma “Youtube”. Por tashmë, kënga është rikthyer në platformën e Fifit./ZËRI

Poll

MOS HUMB