
TIRANË- Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë sonte me Letoninë në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, sonte në “Skonto Stadions”, në orën 20:45. Lajmi është bërë me dije nga Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se Arlind Ajeti nuk do të luajë për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë.
Në njoftimin zyrtar për media theksohet gjithashtu se pavarësisht trajtimeve mjekësore, Ajeti nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.
Njoftimi i plotë:
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit. Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje. Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45.
Pas barazimit 0-0 të shtunën ndaj Serbisë, Shqipëria renditet në vend të dytë në grupin kualifikues për Kupën e Botës, me 4 pikë. Vendin e parë e mban Anglia, ndërsa e treta renditet Letonia me 3 pikë, Serbia ka 1 pikë, ndërsa Andorra – 0./ZËRI