
TIRANË- Moderatorja Roza Lati përflitet se është në një lidhje dashurie me ish-banorin e “Big Brother VIP 2”, Xhonatan Islamin. Edhe pse ajo nuk e ka konfirmuar ende romancën e saj, sipas disa fotografive që po qarkullojnë në rrjet ora në kyçin e djalit që ndodhet pranë moderatores, duket se është e Islamit.
Gjithashtu, dyshja është parë së bashku në Gjirokastër, ku Xhonatan ndodhet atje, pasi po merr pjesë në një kampionat fluturimi dhe Roza ka qenë e pranishme për ta mbështetur.

Spekulimet e shumta rreth lidhjes së tyre po vazhdojnë të rriten, ndërsa fansat janë në pritje të një konfirmimi të romancës së tyre./ZËRI