
TIRANË- Teksa ka postuar një cover të këngës “Jon” të Ardit Gjebreas, Luiz Ejlli është ndalur dhe te një prej kërkesave të vazhdueshme që i bëjnë fansat, për të marrë pjesë ne festivale. Në një reagim të sinqertë, Luizi thotë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ushqehen dhe mbajnë familjet nga puna që bëjnë, e për këtë shkak, në shumicën e rasteve janë të detyruar të publikojnë projekte që pëlqehen nga masa. Sipas tij këngët më të klikuara nuk janë baladat që jemi mësuar t’i shohim shpesh në festivale, por këngë komerciale si ‘sarileja’ apo ‘të ka lali shpirt’.
“Luiz, të lutem merr pjesë ne festivale… Kur 90% e njerëzve të klikojnë dhe ti bëjnë share këngëve të këtij lloji, të mbajnë frymën kur e dëgjojnë, kur në clube të jenë kryefjala e mbrëmjes, kur të arrijnë miliona klikime, kur ta kalojnë nr e klikimeve të këngëve si psh Të ka lali shpirt, apo Sarile etj, atëhere unë dhe bashkëpunëtorët e mi do ju japim PAFUND këngë të tilla!
Por siç dua dhe siç e kam për detyrë të kujdesem për Lunën, edhe bashkëpunëtorët e mi kanë “Lunat” e tyre… Prandaj jemi të “detyruar” pikërisht nga zgjedhjet dhe preferencat e shumicës së konsiderueshme që ti japim atë që dëshirojnë dhe që në darkë na paguan dhe na ushqen”, shkruan Luizi në postimin e tij në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
/ZËRI