
GJERMANI-Policia gjermane harxhoi 5 orë kohë duke hetuar një "vrasje" që nuk kishte ndodhur. Në fund zbuluan se "kufoma" që kishin orë që investigonin ishte një kukull seksi.
Ekipet e urgjencës në Bavari nisën një hetim pas raportimeve për një trup që notonte në një kanal. Mjekësia ligjore, patologët, dronët me skanerë 3D - i gjithë arsenali u hap në zonë.
Pas pesë orësh punë intensive, dikush më në fund iu afrua "kufomës".
Kush ishte viktima misterioze? Asgjë tjetër veçse një kukull seksi e djegur.
Mediat gjermane e cilësuan ngjarjen si një nga alarmet false më të çuditshme në vitet e fundit./ZËRI