Qytetërim

Ndëshkohet Shqipëria! Pëson gol vetëm pas dy minutash lojë (VIDEO)

Ky gol i shpejtë ka vënë menjëherë Kombëtaren Shqiptare në pozita të vështira, teksa synojnë një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme.

M.M
Ndëshkohet Shqipëria! Pëson gol vetëm pas dy minutash
Momenti i golit

ÇEKI-Ndeshja e Shqipërisë kundër Çekisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, nisi me një goditje të fortë për kuqezinjtë. Vetëm në minutën e dytë të takimit, futbollisti çek Chory shënoi golin e parë, duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Ky gol i shpejtë ka vënë menjëherë Kombëtaren Shqiptare në pozita të vështira, teksa synojnë një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme.


Ndeshja është vlefshme për Nations League. Shqipëria ka fituar me Ukraninën me rezultatin 2-1; ndërsa me Gjeorgjinë, kuqezinjtë humbën me rezultatin e ngushtë, 0-1. Aktualisht, vendin e parë në grup e ka skuadra e Gjeorgjisë, e cila ka grumbulluar 6. Shqipëria ndan vendin e dytë me Çekinë, secila me nga 3 pikë. Nations League është e rëndësishme pasi 4 skuadrat më të mira nga vendet e para, kualifikohen për në play-off për Kupën e Botës. Pra vendi i parë në grup na jep shanse që në vitin 2026, të jemi pjesë e Kampionatit Botëror./ ZËRI

Poll

MOS HUMB