Qytetërim

Maroku s'kursehet ndaj Kanadasë! Franca kualifikohet me golin e Mbappe

Në çerekfinale Maroku do të luajë kundër Francës, e cila arriti të fitojë 1-0 ndaj Paraguait, në një ndeshje shumë të vështirë.

F.I
Maroku s'kursehet ndaj Kanadasë! Franca kualifikohet me golin e Mbappe
Kylian Mbappe

SHBA-Maroku ia ka dalë të fitojë me rezultatin 3-0 kundër Kanadasë, në sfidën e parë për fazën e 1/8-ve. Në Hjuston pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura. Në pjesën e dytë afrikanët ia arritën të administronin në mënyrë perfekte, duke mos lejuar raste për Kanadanë. Në çerekfinale Maroku do të luajë kundër Francës, e cila arriti të fitojë 1-0 ndaj Paraguait, në një ndeshje shumë të vështirë.

Ndeshja u vendos nga një 11 metërsh i kthyer në gol nga Kylian Mbappe në minutën e 70-të. Në çerekfinale Franca do të përballet kundër Marokut më datën 9 korrik në orën 22:00 me kohën në Shqipëri.

Shtatë gola për Kylian Mbappe këtë Botëror, duke barazuar Lionel Messin sa i takon golave, por ylli i Argjentinës ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Pas golit të shënuar Franca kontrolloi lojën dhe as dhjetë minutat shtesë nuk sollën golin e barazimit për Paraguain, që eliminohet pas një performance shumë të mire në këtë Kupë Bote. 

Poll

MOS HUMB