
TIRANË- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, në një konferencë për mediat, ka folur në lidhje me zgjedhjet e bëra për listën, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Tekniku kuqezi, deklaroi se ka qenë në kontakte me Rey Manajn, Medon Berishën dhe Keidi Baren, por për shkak të dëmtimit nuk janë marrë në Kombëtare.
Silvinjo foli me superlativa për Adrion Pajazitin, për të cilin tha se është një lojtar shumë i mirë, ndërsa për Abrashin theksoi se mund të japë shumë për ekipin.
“Ne kemi tre lojtarë të dëmtuar. Manaj pasi është rikthyer te klubi nga Kombëtarja, u dëmtua dhe nuk ka luajtur më. Kemi folur me lojtarin dhe klubin dhe nuk kemi dashuar ta rrezikojmë. E njëjta ka ndodhur edhe me Medon Berishën. Bare është dëmtuar ndaj Elche dhe nuk ka luajtur nga ajo kohë. Kemi qenë në kontakt me Zaragozën, por duhet ende kohë.
Pajazitin e njoh. Ka bërë një ndryshim shumë të mirë. Po luan në Kroaci dhe më pëlqen shumë si luan. Abrashi është një lojtar që mund të japë më shumë për Kombëtaren. Kemi lojatrë si Asllani, Muçi, Mitaj. Abarashi është lojtar, që unë nëse kam nevojë, mund ta aktivizoj dhe kam besim tek ai", tha Silvinjo.
Trajneri i Shqipërisë, foli edhe për Indrit Tucin, për të cilin tha se e ka ndjekur edhe në stërvitje me Spartën e Pragës, por në fund ka bërë zgjedhje të tjera, duke i lënë hapur derën e Kombëtares.
“Tucin e kam parë me Spartën e Pragës. E kam ndjekur edhe në stërvitje. Kemi bërë zgjedhje. Mua më pëlqen të luaj me një lojtar para. Ka shumë ekipe që nuk e kanë një “9” para. Kemi Dakun dhe Manaj që e bëjnë atë rol. Në rastin e Asanit, deri tani Laçi është përshtatur në rolin e tij. Për Zekën dhe Spahiun, Kombëtarja është e hapur. Ne duhet të shikojmë edhe lojtarë të tjerë, që mund të na shërbejnë. Mendoj se tani nuk është momenti i Albion Ademit”, deklaroi Silvinjo.
Lista e futbollistëve:
Portierët
1- Strakosha
2- Kastrati
3- Sherri
Mbrojtësit
4- Hysaj
5- Balliu
6- Mario Mitaj
7- Hadroj
8- Ismajli
9- Gjimshiti
10- Ajeti
11- Mihaj
12-Kumbulla
Mesfushorët
13-Ramadani
14-Asllani
15-Abrashi
16-Pajaziti
17-Laçi
18-N. Bajrami
19-Muçi
Sulmuesit
20-Asani
21-Seferi
22-Hoxha
23-Daku
24-Uzuni
Ndeshjet janë të vlefshme për Nations League. Në takimet e muajit që lamë pas, Shqipëria fitoi me Ukraninën me rezultatin 2-1; ndërsa me Gjeorgjinë, kuqezinjtë humbën me rezultatin e ngushtë, 0-1. Aktualisht, vendin e parë në grup e ka skuadra e Gjeorgjisë, e cila ka grumbulluar 6. Shqipëria ndan vendin e dytë me Çekinë, secila me nga 3 pikë. Nations League është e rëndësishme pasi 4 skuadrat më të mira nga vendet e para, kualifikohen për në play-off për Kupën e Botës. Pra vendi i parë në grup na jep shanse që në vitin 2026, të jemi pjesë e Kampionatit Botëror. /ZËRI