Qytetërim

Kuqezinjtë nisin misionin e ri në Nations League, të gjitha emocionet live dhe ekskluzivisht në DigitAlb

Të gjitha emocionet e këtyre dy sfidave vijnë live dhe ekskluzivisht në DigitAlb, ku tifozët shqiptarë mund t’i ndjekin ndeshjet falas me çdo abonim DigitAlb.

Redaksia Zëri
Kuqezinjtë nisin misionin e ri në Nations League, të gjitha
kuqezinjte-digitalb

Kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë për një tjetër aventurë kuqezi, me synimin për të shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar. Pas përfundimit historik në vendin e dytë në kualifikueset e Botërorit, kuqezinjtë përgatiten për një sfidë të re në Ligën e Kombeve.

Një cikël i ri nis zyrtarisht nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, me Shqipërinë që do të përballet fillimisht me Bjellorusinë këtë të shtunë, në stadiumin “Air Albania”, përpara se të udhëtojë drejt San Marinos, ku të marten do të luajë ndeshjen e radhës. Dy përballje të rëndësishme, ku objektivi i skuadrës kuqezi është i qartë: të marrë maksimumin e pikëve dhe ta nisë me rezultat pozitiv këtë rrugëtim të ri.

Kuqezinjtë nisin misionin e ri në Nations League, të gjitha

Përballë Bjellorusisë, në shtëpinë e saj, Shqipëria do të kërkojë të shfrytëzojë mbështetjen e tifozëve dhe të hedhë hapin e parë drejt objektivave të saj. Ndërsa transferta me San Marinon do të jetë një tjetër mundësi për kuqezinjtë që të tregojnë ambiciet dhe forcën e grupit në këtë kompeticion.

Të gjitha emocionet e këtyre dy sfidave vijnë live dhe ekskluzivisht në DigitAlb, ku tifozët shqiptarë mund t’i ndjekin ndeshjet falas me çdo abonim DigitAlb. Si gjithmonë DigitAlb mbetet bashkëshoqëruesja besnike e kombëtares së Shqipërisë. Jo vetëm me transmetimin e ndeshjeve, por edhe me emisionin “Kuq e Zi”, analizën speciale dhe intervistat ekskluzive të protagonistëve.

Kuqezinjtë nisin misionin e ri në Nations League, të gjitha

Dhe për të gjithë ata që duan edhe më shumë futboll, DigitAlb ju rikujton se oferta speciale është në ditët e fundit, prandaj nxitoni të abonoheni deri më 30 shtator. Për vetëm 24,900 Lekë në vit shijoni të gjitha kampionatet sportive të këtij sezoni. Të gjitha në paketën sportive më të pasur në vend, vetëm në DigitAlb.

Kuqezinjtë nisin misionin e ri në Nations League, të gjitha

DigitAlb, ju pret në cdo pikë shtje të autorizuar, kudo në Shqipëri dhe jashtë saj, si dhe në çdo kohë në faqen zyrtare www.digitalb.al.

Poll

MOS HUMB