Qytetërim

Java e 28/ Barcelona përmbysi ndeshjen dhe fatet e kreut të La Ligës, Ferran Torresi fatsjellësi

Një çast po dukej sikur shija e keqe e Ligës së Kampioneve, do të shpërblehej me një fitore të çmuar me një rival direkt për titull në La Liga, sepse fitorja e mundshme ngjiste 1 pikë pas Realit dhe 2 pikë mbi Barcelonën.

Redaksia Zëri
Java e 28/ Barcelona përmbysi ndeshjen dhe fatet e kreut të La
Ferran Torres

MADRID- Në "Metropopitano" të Ateltikos së Madridit, u duk një çast sikur helmi i eliminimit të shumëdiskutuar nga Reali i Madridit në Ligë Kampionesh u kalua. Minuta e shtatëdhjetë, shtatlarti Aleksandër Sorlot merr një top fëmijësh nga mjeshtëria e pasimeve të Grizmanit dhe e shtyn drejt portës, 2-0. Të parin e kishte shënuar po me një aksion të hedhur në kundërsulm nga Grizmani, Hulian Alvarezi në fundin e pjesës së parë. Atletikoja e Simeones po udhëhiqte 2-0 njëzet minuta nga fundi i takimit.

Një çast po dukej sikur shija e keqe e Ligës së Kampioneve, do të shpërblehej me një fitore të çmuar me një rival direkt për titull në La Liga, sepse fitorja e mundshme ngjiste 1 pikë pas Realit dhe 2 pikë mbi Barcelonën.

Mirëpo, golashënuesi më i mirë i La Ligës, tanimë me 22 gola, polaku Levandovski, këtë llogaritje ëndrrash e la të zgjaste me vetëm 1 minutë dhe me një lëvizje prej qendërsulmuesi rrace shënon nga hyrja e zonës duke shkurtuar diferencat.

Në fushën e lojës, gjermani Hans Flik, përpara se skuadra të pësonte edhe golin e dytë, kishte hedhur të kudogjendurin Ferran Torres, që kishte hyrë me këmbën dhe përqendrimin e duhur. Barazimin e arriti ai. Pasi i përvidhet me atletizëm mbrojtjes së Atletikos, në paralel me shtyllën e parë i përgjigjet me një goditje mjeshtërore me kokë një krosi të bukur të Rafinjës dhe nuk i le kohë portierit për të reaguar. 2-2. 7 minuta zgjatën ëndrrat e Atletikos.

Nuk mbaroi me kaq. Jamali që kishte provuar 4 herë pa sukses në të dy pjesët, provon edhe njëherë nga jashtë zone. Një devijim i mbrojtësit kundërshtar këtë herë e bën të paarritshëm për Oblakun e Atletikos gjuajtjen e tij dhe rezultati ndërron sërish: 2-3. Ferran Torresi ishte i qetë të provonte me këmbëngulje, shpejtësi dhe teknikë të ndante më dysh në qendër mbrojtjen e Atletikos fare pranë rënies së bilbilit për të shënuar golin e katërt. 4-2.

Vallja e kryesueseve të La Ligës hiqet kështu: me një ndeshje me Osasunën për t'u luajtur, Barcelona udhëheq me 60 pikë. 60 pikë ka edhe Reali i Madridit. Atletikoja vjen i treti me 56 pikë. E katërta është Atletiku i Bilbaos, me 52 pikë. Altetiku i Bilbaos, pas fitores me Romën në Evropë, arriti një tjetër fitore të rëndësishme jashtë fushës, 0-1 në "Ernesto Valverde" ndaj Sevijës me gol të Alvarezit në minutën e tetëdhjetë e katërt. Në zonën e Ligës së Evropës renditet Vijareali me 44 pikë dhe në zonën e Konferencës, momentalisht, Real Betisi me të njëjtin numër pikësh, që në javën e njëzetë e tetë fitoi me përmbysje ndaj Leganesit 2-3./ZËRI

Poll

MOS HUMB