Qytetërim

Hera e parë që përballemi! Kombëtarja mëson rivalin për miqësoren e shtatorit

Për kuqezinjtë e drejtuar nga portuezi Silvinjo, kjo ndeshje do të zhvillohet në transfertë. Dhe shënon herën e parë që kuqezinjtë përballen me Gjilbratarin.

k.m.
Hera e parë që përballemi! Kombëtarja mëson rivalin
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria do të zhvillojë ndeshje miqësore me Gjibraltarin. Kjo do të jetë përballja e parë për Shqipërinë në shtator, para ndeshjeve të tjera të vlefshme për Kampionatin Botëror. Për kuqezinjtë e drejtuar nga portuezi Silvinjo, kjo ndeshje do të zhvillohet në transfertë. Dhe shënon herën e parë që kuqezinjtë përballen me Gjilbratarin.

Për nëntorin e vitit 2020 ishte programuar një ndeshje Shqipëri-Gjibraltar në “Elbasan Arena”, por që u anulua më pas për shkak të masave gjatë pandemisë COVID-19.

Ndeshja pritet që të luhet më 4 ose 5 shtator, pikërisht përpara ndeshjes me Letoninë, në “Air Albania”. Më pas, skuadra jonë do të niset drejt Beogradit, për të zhvilluar takimin e kthimit me Serbinë.

Hera e parë që përballemi! Kombëtarja mëson rivalin

Aktualisht, kuqezinjtë e Silvinjos janë në kuotën e 5 pikëve, në 4 ndeshje të zhvilluara në grupin K të kualifikuesëve për Kampionatin Botëror 2026. Shqipëria mban vendin e dytë të grupit, me 1 pikë më shumë se Serbia, që ka dy ndeshje më pak. Tashmë, Kombëtarja do të duhet që të presë shtatorin për t’u kthyer përsëri në fushë. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB