Qytetërim

“Diss-i” ndaj Drake/ Kendrick Lamar rekord në Grammy, Beyonce kryeson listën, asnjë çmim për Billie Eilish

Mbrëmja përfshinte shumë surpriza, momente prekëse dhe performanca mbresëlënëse.

I.F
“Diss-i” ndaj Drake/ Kendrick Lamar rekord në Grammy, Beyonce
Kendrick Lamar dhe Beyonce

LOS ANGELES- Ceremonia e 67-të e çmimeve Grammy u zhvillua të dielën, më 2 shkurt 2025, në Los Angeles, duke bashkuar emrat më të mirë të skenës muzikore botërore dhe duke nderuar artistët u spikatën vitin e kaluar. Mbrëmja përfshinte shumë surpriza, momente prekëse dhe performanca mbresëlënëse.

Kendrick Lamar ishte një nga fituesit e mëdhenj të natës, pasi fitoi katër çmime për këngën e tij “Not Like Us”, e cila u dallua në kategoritë Rekordi i Vitit, Performanca më e Mirë Rap, Kënga më e Mirë Rap dhe Videoklipi më i mirë.

Me këto vlerësime të reja, numri i përgjithshëm i çmimeve Grammy që Kendrick Lamar ka mbledhur ka arritur në 20, duke e vendosur atë si një nga artistët më të rëndësishëm të kohës së tij.

Ndërkohë, Beyoncé vendosi një rekord të ri personal, duke mbledhur 11 nominime për albumin e saj country "Cowboy Carter" dhe duke fituar çmimet për albumin më të mirë dhe albumin më të mirë Country. Beyoncé bëri histori, duke pushtuar majat e eventit më të madh muzikor të vitit.

Mbresëlënëse ka qenë edhe pamja e Kanye West me bashkëshorten e tij, Bianca Censory, pasi kanë bërë një hyrje të shumëpërfolur në tapetin e kuq. Reperi 47-vjeçar zgjodhi një ansambël të veçantë tërësisht të zi, duke e kombinuar me një zinxhir diamanti, ndërsa 30-vjeçarja Censory tërhoqi vëmendje me një mini fustan të tejdukshëm, të cilin e kishte veshur nën një pallto të zezë. Pamja e tyre e çuditshme u komentua dhe mësohet se ata u larguan nga ngjarja pasi ishin nxitur nga sigurimi.

Përtej çmimeve muzikore, ceremonia e sivjetshme kishte edhe karakter bamirës. Prezantuesi Trevor Noah njoftoi se deri më tani janë mbledhur 7 milionë dollarë përmes donacioneve nga shikuesit për të mbështetur të prekurit nga zjarret e fundit në Los Angeles. Paratë shkojnë për fondin MusiCares Fire Relief, i cili u krijua nga Akademia e Regjistrimit për të mbështetur profesionistët e industrisë muzikore në nevojë.

Shikoni listën e detajuar të fituesve

Albumi më i mirë

Not Like Us - Kendrick Lamar

Albumi më i mirë

Cowboy Carter - Beyonce

Kënga më e mirë

Not Like Us - Kendrick Lamar

Artisti i ri më i mirë

Chappell Roan

Producenti më i mirë

Daniel Nigro

Albumi më i mirë Pop/Vokal

Short n' Sweet - Sabrina Carpenter

Kantautorja më e mirë

Amy Allen

Performanca më e mirë

Espresso - Sabrina Carpenter

Duo më i mirë Pop

Die With a Smile - Lady Gaga & Bruno Mars

Kërcimi/Regjistrimi më i mirë elektronik

Neverender - Justice and Tame Impala

Dance/Electronic Album më i mirë

Charli XCX - Brat

Kënga më e mirë Rap

Not Like Us - Kendrick Lamar Lamar

Repi më i mirë Album

Alligator Bites Never Heal - Doechii

Performanca më e mirë solo Country

It Takes A Woman - Chris Stapleton

Kënga më e mirë R&B

Saturn - SZA

Albumi më i mirë alternativ

All Born Screaming - St. Vincent

Kënga Alternative më e Mirë

Broken Man - St. Vincent

Albumi më i mirë rock

Hackney Diamonds - The Rolling Stones

Duo më i mirë Country

The most wanted- Beyonce & Miley Cyrus

Albumi më i mirë Country

Cowboy Carter - Beyonce

Regjistrimi më i mirë i kërcimit/Pop

Von Dutch - Charli XCX

Performanca më e mirë rock

Now and then - The Beatles

Performanca më e mirë Metal

Mea Culpa- Gojira, Marina Viotti & Victor Le Masne

Albumi më i mirë R&B

11:11 (Deluxe) - Chris Brown

Performanca më e mirë Rap

Not Like Us - Kendrick Lamar

Performanca më e mirë Melodike Rap

3:AM - Rapsody & Erykah Badu /ZËRI

Poll

MOS HUMB