Qytetërim

Denzel Washington bëhet pastor!

Uashington kujtoi se çfarë i tha nëna e tij kur humbi çmimin Oscar.

k.m.
Denzel Washington bëhet pastor!
Denzel Washington

SHBA- Denzel Washington u pagëzua dhe u licencua si pastor në Kishën Kelly Temple of God in Christ në qytetin e Nju Jorkut të shtunën. E gjithë ceremonia për të u transmetua në Facebook. Në fjalën e tij në fund të ceremonisë, Uashington kujtoi se çfarë i tha nëna e tij kur humbi çmimin Oscar.

"Mamaja ime më tha njeriu jep çmimin, Zoti jep shpërblimin,"-u shpreh ai duke treguar edhe sesi kishte takuar një zonjë të quajtur Ruth Green, për të cilën thotë se kishte "dhuratën e profecisë". Kur aktori ishte 20 vjeç, ajo i tha se ai do të udhëtonte nëpër botë dhe t'u predikonte miliona njerëzve.

Denzel Washington bëhet pastor!
Pamje nga ceremonia

"50 vjet më vonë... nëse (Zoti) mund ta bëjë këtë për mua, nuk ka asgjë që Ai nuk mund të bëjë për ju. Qielli është kufiri, dhe nuk ka kufi për qiellin. Zoti është gjithmonë i mirë."

Uashingtoni, babai i të cilit ishte gjithashtu pastor në Kishën e Perëndisë në Krishtin, tregoi se ishte mirënjohës për gjithçka që Perëndia i kishte dhënë në 70 vite jetë, përfshirë edhe një grua të dashur dhe besnike.

"Çdo gjë dhe gjithçka që mund të bëj, do ta bëj për Zotin,"-kështu e mbylli fjalën e tij aktori i njohur amerikan.

Denzel Hayes Washington Jr. (lindur më 28 dhjetor 1954) është një aktor, producent dhe regjisor amerikan. I njohur për rolet e tij dramatike në skenë dhe ekran, The New York Times, e cilësoi atë si aktorin më të madh të shekullit të 21-të në vitin 2020. Gjatë karrierës së tij, ai ka marrë disa vlerësime, duke përfshirë dy çmime Oscar, tre çmime Golden Globe, e shumë e shumë të tjera./ZËRI 

Poll

MOS HUMB