
TIRANË-Zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të mbahen të dielën e 9 majit. Presidenti Bajram Begaj ka firmosur këtë të premte, më 30 tetor, dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve, pas konsultimeve të zhvilluara gjatë paradites me përfaqësuesit e partive politike. Në takime morën pjesë vetëm Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate. Ishte pikërisht PSD që propozoi datën 9 maj, ndërsa socialistët deklaruarn se ishin dakord me çdo datë përveçse 2 Majit, pasi përkon me Pashkët Ortodokse. Ndërkohë, partitë opozitare e refuzuan ftesën e presidentit, duke i cilësuar konsultimet formale. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet vendore të vitit 2027 duhet të zhvillohen në një nga të dielat mes 15 prillit dhe 15 majit. Presidenti kishte afat deri më 6 nëntor për të nxjerrë dekretin për caktimin e datës.
/ZËRI