
TIRANË- Në seancën e ditës së sotme në Kuvend, edhe pse kishin kaluar në një kontroll të imtësishëm nga ana e gardës, deputetët e opozitës ia dolën që të fusnin tymuese në sallë. Në pamjet e Kuvendit, u shfaq deputeti Flamur Noka i cili nxori tymueset nga çantat e kolegeve të tij deputete, ndërkohë që situata mund të përcipitonte, pasi në një moment u përhap një vatër zjarri, në karrigen ku duhet të qëndronte Lulzim Basha. Ky i fundit edhe në seanxën e sotme nuk ishte i pranishëm në seancën në Kuvend, siç ka bërë në të gjithë seancat ku deputetët e opozitës kanë radikalizuar aksionin e tyre parlamentar.
BISEDA:
Gazmend Bardhi: Kartën e Lul Bashës prishën?! (Qesh)
(Albana Vokshi qesh në sfond), deputetja: E Bashës është? Leje...
Gazmend Bardhi: Hajde se e Lulit është, s'ka gjë...
Edi Paloka: Lul Bashën dogjët?
Deputeti që dyshohet se ndezi zjarrin në tavolinën dhe ulësen e Lulzim Bashës ka qenë pikërisht Bledion Nallbati, i cili ka një proces të hapur në SPAK pas përplasjes me kolegun e tij Vullnet Sinaj.
Pas zjarrit, garda dhe deputetët e PD të pranishëm nxituan që të shuanin flakët./Zëri.ai