
Pyetje përgjigjet me gazetarët:
A e keni përjashtur Arben Ahmetajn nga grupi parlamentar?
Çuçi: Jo
Keni ndërmend ta bëni? Cila është arsyeja
Çuçi: Nuk kemi marrë një vendim, çfarë arsye ka? Ai ka punë me drejtësinë
Saimir Tahiri u përjashtua pa u dënuar
Çuçi: Saimir Tahiri ka qenë prezent, ky është në mungesë
Ju nuk mund ta përjashtoni në mungesë?
Çuçi nuk zgjedh të përgjigjet më tej...
Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar që në datën 24 Korrik, pas kontrolleve brenda vendit, ku ish-zëvendëskryeministri nuk u gjet. Ahmetajt, gjykata e posaçme i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”, pasi akuzohet për 3 vepra penale për çështjen e inceneratorëve, përfshirë korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave. Megjithë këtë për socialistët, ai është ende pjesë e grupit parlamentar, edhe pse prej muajsh nuk ka shkelur në sallën e Kuvendit. /Zëri.ai