
Tjetërsimi i pronave, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kreun e Bashkisë Lezhë, Fran Frroku
Ish-kryebashkiaku i Lezhës dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, janë dënuar me nga tre vite burg, ndërsa gjykata shpalli fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Prokuroria dërgoi në gjykatë rreth 20 të pandehur, mes tyre edhe xhaxhain e ish-deputetit Arben Ndoka, Gjon Ndoka, pasi akuzohet për tjetërsim të pronave në Kune dhe Malin e Reçit në Lezhë.
Fran Frrokaj dhe zyrtarët e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”. Hetimet nisën në vitin 2019 dhe dolën në përfundimin se zyrtarët kishin përfituar prona me vlerë 13 milionë euro. Pronat janë vënë nën sekuestro.