Politikë

Zgjedhjet në Himarë/ S'lejohet votimi me karta të skaduara, reagon KQZ: Nuk i shtyjmë ne afatet

KQZ pretendon se nuk është kompetencë e tyre dhe se çështja duhet të ishte zgjidhur nga Ministria e Brendshme, ashtu si në zgjedhjet e shkuara.

k.m.
Zgjedhjet në Himarë/ S'lejohet votimi me karta të skaduara,
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor reagon lidhur me faktin që shumë qytetarë që janë paraqitur në qendrat e votimit me karta të skaduara, por kësaj here nuk janë lejuar që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Në reagimin zyrtar, KQZ pretendon se nuk është kompetencë e tyre dhe se çështja duhet të ishte zgjidhur nga Ministria e Brendshme, ashtu si në zgjedhjet e shkuara.

REAGIMI I KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sjell në vëmendje se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit. Për zgjedhësit mbi 75 vjeç vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat. Kështu përcaktohet në ligjit nr. 89/2020, datë 09/07/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar”.

Gara në këto zgjedhje zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI

Poll

MOS HUMB