
TIRANË-Ambasadori Lamberto Zannier, që do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 11 majit, ka mbërritur në Tiranë. Kreu i misionit të OSBE-së fillimisht ka zhvilluar një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në orën 14:00, ai pritet të zhvillojë një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e anëtarëve të ekipit të ekspertëve të Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, që do të drejtohet nga Ambasadori Lamberto Zannier:
-Mark Jonathan Stevens (MB), Zëvendës Shefi i Misionit
-Júlia Manchin (Hungari), Analist Politik
-Rishi Datta (Kanada), Analist Zgjedhor
-Smaranda Ileana Săndulescu (Rumani), Analist Ligjor
-Elma Sehalic (Gjermani), Analist i Medias
-Poline Maria Lemos (Mbretëria e Bashkuar), Koordinator i Vëzhguesve afatgjatë
-Lisa Past (Estoni), Analist i Teknologjive të Reja të Votimit
-Ruslan Ovezdurdyyev (Turkmenistan), Ekspert për Operacione
-Michal Antoni Ostankowicz, Oficer për Prokurime dhe Kontrata në ODIHR
-Firuza Garibshoeva, Oficer Financiar në ODIHR
-Davor Corluka (Bosnjë dhe Hercegovinë), Ekspert për Sigurinë
-Kamila Joanna Kolinska, Asistente e Burimeve Njerëzore në ODIHR
-Kakha Inaishvili, Këshilltar për Zgjedhje në ODIHR.
Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së. Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së nga viti 2011 deri në vitin 2017./ZËRI