
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratik, Sali Berisha janë 'përplasur' sërish në distancë. Këtë herë shkak është bërë programi i PS për zgjedhjet e 11 majit. Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, se ai ka kopjuar programin e PD. Berisha u shpreh gjatë knferencës me gazetarët se kpojimi erdhi, pas rënies dramatike të pikëve të Ramës në sondazhe.
Sali Berish: Kopjimi i programit të PD nga Edi Rama, erdhi pas rënies dramatike të pikëve të tij në sondazhe, pasi shqiptarët e përcollën me neveri programin e tij për zhapinj, hardhucë, zhaba dhe thithlopa, e përcollën me neveri keqpërdorimin e bravës për të hutuar shqiptarët dhe konstatoi se shqiptarët janë të interesuar, jetësisht, për pensionet, rrogat, për luftën ndaj korrupsionit, pra për mirëqenien e tyre.
Edhe sot Berisha ka vazhduar akoma me këtë pretendim përmes një video të publikuar në rrjetet sociale duke shkruar “No comment, flet vet”. Në pamjet e publikuara duket Rama i veshur i gjithi me të zeza. Me kapuç dhe një maskë në fytyrë ai hyn në zyrën e tyre dhe i ‘vjedh’ programin e ashtuquajtur të PD-së.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit të radhës në rubrikën 'Sy më sy', një përgjigje e kishte dhe për akuzat e ngritura nga Partia Demokratike, të cilat i quajti ato qesharake. Rama tha se akuzat tregojnë nivelin e krijesave kënetore.
Edi Rama: Kjo e kopjimit të programit është gjëja më qesharake në botë a thuhet bëhet fjalë për kod atomik, për një kod kasaforte të një sekreti, Kodi i Da Vinçit, megjithëse u qajnë hallin pensionisteve nuk japin kontributin e tyre, deri këtu është niveli i krijesave kënetore. Hapja e negociatave nuk lidhet me ne dhe përcaktohet si mëkat, faj i rilindjes, pro shikohet po të duash të marrësh vesh pak më shumë si funksionon BE. Ka një ndryshim shumë të madh, ato që thotë këneta programi i madhështisë përveçse është një farsë e madhe po ka një falsitet total brenda tij, sepse thotë që më 12 maj zgjedhjet do të bëhen realitet, ne nuk themi kështu ne themi në Shqipërinë 2030 do të arrihen këto. Nuk do të ndodhi kjo më 12 maj, do të ndodhë brenda mandatit, flasim për pensionet, do të ndodhi në Shqipërinë 2030, gradualisht, i kemi bërë qartë llogaritë duke pasur parasysh edhe BE. Si mund të besojnë njerëzit në kënetë, por nuk ndodh.
Sa i takon çështjes së negociatave, Rama tha se BE nuk i merr në konsideratë njerëzit që kanë probleme me drejtësinë duke iu referuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kreu i qeverisë komentoi edhe marrjen e LaCicvita si këshilltar i PD për fushatën zgjedhore.
Edi Rama: Këtu bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapur me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë, apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi. Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën. Është interesant se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar si funksionon BE dhe si funksionon Amerika./ZËRI