
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian opozita voton çdo ligj dhe marrëveshje, por jo një koalicion me Partinë Socialiste. Ndërsa, në lidhje me sistemin e drejtësisë, Berisha tha për “Euronews”, se mbron interesat e qytetarëve.
“Për integrimin e Shqipërisë, ne votojmë çdo ligj dhe marrëveshje, por kurrë një koalicion të përbashkët me PS-në. Nuk mund të ketë kurrë koalicion me Edi Ramën, këtë e them me bindjen absolute. Për një proces ligjor të drejtë civil, vendimin e gjykatës duhet ta marrësh brenda një kohe të pranueshme. Sot, një proces ligjor civil kërkon deri në 15 vjet. Edhe në diktaturën komuniste ka qenë më mirë se sa sot,” tha Berisha./ZËRI