Politikë

Washington Post: Ç'përfiton Shqipëria nga marrëveshja e emigrantëve?!

Media e njohur Washington Post shkruan se marrëveshja për emigrantët e nënshkruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni mund të dëmtojë interesat e Tiranës për integrimin në BE.

D.XH
Washington Post: Ç'përfiton Shqipëria nga marrëveshja
Edi Rama dhe Georgia Meloni

TIRANË – Media prestigjoze Washington Post ka shkruar në lidhje me marrëveshjen për emigrantët, e nënshkruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni.

Gazeta e njohur shprehet se marrëveshja është kritikuar nga organizata të të drejtave të njeriut dhe se mund të kthehet edhe kundër Shqipërisë, pasi vendi aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Më tej, thuhet se marrëveshja gjithashtu nuk thotë nëse migrantët do të kontrollohen për kalimin në Shqipëri në det ose në tokën italiane.

Shkrimi i Washington Post:

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni, në fillim të këtij muaji prezantuan një marrëveshje pesëvjeçare, përmes së cilës Shqipëria ra dakord të strehonte deri në 36,000 emigrantë në vit, ndërsa Roma shpejton kërkesat e tyre për azil në Itali.

Projekt-ligji i Shqipërisë ka të ngjarë të debatohet dhe votohet në parlamentin prej 140 vendesh, ku socialistët qeverisës të Ramës kanë 74 vende. Nuk është e qartë se kur do të votohet në parlament.

Opozita në Shqipëri është kundër planit, ndërsa shqiptarët janë të ndarë. Rama e konsideron marrëveshjen si një gjest reciprok ndaj Italisë, e cila në vitin 1991 priti 1000 shqiptarë që ikën nga varfëria pas rënies së komunizmit.

Ministri italian Antonio Tajani informoi gazetarët se marrëveshja nuk do t'i nënshtrohej votimit të parlamentit italian, pasi nuk është një traktat. "Unë do të hyj në korridorin (e Parlamentit) për të sqaruar marrëveshjen", tha ai në takimin e tij sqarues të caktuar për më 22 nëntor, në përgjigje të medias LaPresse.

Komisioni Evropian ka kërkuar detaje shtesë. Marrëveshja është kritikuar nga organizata të të drejtave të njeriut dhe ekipe të ndryshme dhe mund të kthehet edhe kundër interesit të Shqipërisë, pasi vendi aspiron të bashkohet me Bashkimin Evropian. Opozita e majtë e Italisë e kundërshton marrëveshjen.

Dunja Mijatovic, komisionerja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, deklaroi në fillim të kësaj jave se marrëveshja ngriti një numër problematikash në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut, për shkak të shumë paqartësive.

Italia ka kërkuar solidaritet shtesë nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, për ta ndihmuar atë të përballet me valën e madhe të emigrantëve.

Italia ka marrë përsipër të paguajë për zhvillimin e dy bazave shqiptare, që mund të mbajnë deri në 3000 emigrantë në të njëjtën kohë. Meloni ka deklaruar se pret që ato të jenë funksionale në pranverën e ardhshme.

Shqipëria ofron dy baza për emigrantët, duke përfshirë portin e Shëngjinit, një vend pushuesish rreth 75 kilometra (46 milje) në jug të kryeqytetit, Tiranës. Ata që do të deportohen ka të ngjarë të dërgohen në Gjadër afër portit të Shëngjinit, në një ish-aeroport të marinës.

Shqipëria do të ofrojë siguri të jashtme për 2 objektet, të cilat mund të jenë nën juridiksionin italian.

Italia ka rënë dakord që të mos marrë individë, aplikimet e së cilëve për mbrojtje ndërkombëtare janë refuzuar vazhdimisht, megjithatë marrëveshja nuk përcakton se si ata do të riatdhesohen, gjë që zakonisht është një proces i zgjatur dhe i mundimshëm.

Marrëveshja gjithashtu nuk thotë nëse migrantët do të kontrollohen për kalimin në Shqipëri në det ose në tokën italiane./Washington Post - Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB