Politikë

Vulën e mori Berisha, Bardhi: Nuk është proces i ndikuar politikisht

Bardhi shtoi se Gjykata e Apelit dha një vendim që duhet pranuar.

f.t
Vulën e mori Berisha, Bardhi: Nuk është proces i ndikuar
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha sot se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon ishte i pritshëm, pasi Gjykata e Lartë kishte caktuar të gjitha konturet. Bardhi tha në emisionin "Open" se ky vendim i jep fund një konflikti të stisur brenda PD-së. Ai shtoi se vendimi nuk ishte një surprizë, duhej të kishte një zgjidhje kohë më parë.

“Qytetarët presin 4 apo 5 vite në dyert e drejtësisë për një vendim të formës së prerë. Në rastin e PD-së kemi një shqyrtim me përparësi të çështjes. Një vit para zgjedhjeve kemi një zgjidhje përfundimtare”, tha Bardhi.

Bardhi tha se për çdo gjë, për çdo diskutim, kanë qenë të përfshirë partnerët më strategjikë, që kanë dhënë edhe mendimet e tyre. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se është kjo arsyeja pse në atë kohë u përshëndet marrëveshja e arritur duke kthyer Kuvendin në normalitet. Demokrati tha se respekton vendimet e Gjykatave duke shtuar se ka qenë një papërgjegjshmëri brenda PD-së që nuk u gjet një zgjidhje politike brenda vetes. Ai shtoi se Gjykata e Apelit dha një vendim që duhet pranuar. 

“Duhej të prevalonte përgjegjshmëria e secilit prej nesh...Unë pranova vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, kam dorëzuar çelësat në atë kohë të zyrës, pra unë e zbatoj vendimin e Gjykatës...Qëndrimin politik unë e kam shprehur qartazi, jam te Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk jam aty për individë politikë”, tha Bardhi.

Poll

MOS HUMB