Politikë

Vota e diasporës, rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ

Numri i meshkujve që kanë aplikuar është 6152, ndërsa i femrave 2377. 

F.I
Vota e diasporës, rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Prej 11 janarit ka nisur regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit. Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 8727 aplikime emigrantë me banim në Diasporë.

Vetëm 1024 kërkesa janë votuar deri më tani, sipas njoftimit të KQZ-së. Numri i meshkujve që kanë aplikuar është 6152, ndërsa i femrave 2377. 

Në Platformën Elektronike të Regjistrimit janë regjistruar emigrantë nga 28 vende në botë. Për t'u regjistruar duhet të futeni në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojnë duhet që të vazhdojnë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit të Zgjedhjeve. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB