Politikë

Zgjedhjet 2025, ndryshime në PS/ Majko vendoset në Kavajë, ministri Hoxha në Njësinë 1 në Tiranë

Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 8529 emigrantë me banim në Diasporë.

F.I
Zgjedhjet 2025, ndryshime në PS/ Majko vendoset në Kavajë,
Pandeli Majko dhe Ervin Hoxha

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit politikë. Fokusi ishte vota e diasporës, ku prej 11 janarit 11 ka nisur procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare që do të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 11 maj. Aplikimet mbyllen në datën 4 mars 2025. 

Gjatë mbledhjes ka patur edhe disa zhvillime sa u përket drejtuesve politikë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës. Hoxhës i besohet njësia numër 1 në kryeqytet, duke zëvendësuar Eduard Shalsin, i cili shkoi drejtues politik në Kukës. Ndërkohë, nga Kukësi u largua si drejtues politik Pandeli i Majko, i cili po do të angazhohet në Kavajë.

Në qarkun e Tiranës, drejtuesi politik është Erion Veliaj, ndërsa për fushatën do të angazhohen edhe ministrat Ogerta Manastirliu, Albana Koçi, Delina Ibrahimi, Elisa Spiropali, si dhe Pandeli Majko dhe Ervin Hoxha./ZËRI

Poll

MOS HUMB