
TIRANË- Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulëzim Basha. Këtë pasdite, kreu i qeverisë i është përgjigjur videos që Basha i bëri nga Greqi. Përveç përgjigjeve për tramin dhe batutave që po shkëmbejnë së fundmi, Rama këtë herë ka prekur dhe një bisedë të shkëmbyer mes tyre. Ai shprehet se Basha bënte sikur kishte komunikime me Departamentin Amerikan të Shtetit në kohën që ishte ngujuar në çadër.
“Je i madh por e di çfarë mu kujtua? Kur më tregove si bëje sikur flisje me Departamentin e Shtetit në sy të atyre injorantëve aty tek SHQUP-i dhe i thojë, e mbylla, qeveri teknike pa Ramën. Ka marrë fund. Ec aty sagapou. Ec,”- dëgjohet të thotë Rama.
Prej ditësh kryeministri Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha shkëmbejnë replika përmes [ostimeve në rrjetet sociale. Gjithçka nisi nga vetë Basha që e pyeste Ramën për ‘shokët’ duke nënkuptuar anëtarët socialist, deputetët dhe ministrat e arrestuar.