Politikë

Berisha: 5 vite pa taksa për këdo që kthehet të investojë në atdhe! Elon Musk-in shqiptar mund ta gjejmë në diasporë

Berisha tha se me ardhjen në pushtet do të shpallë George Soros non-grata dhe do të mbyllë fondacionin në vendin tonë.

F.m
Berisha: 5 vite pa taksa për këdo që kthehet të
Kryedemokrati Sali Berisha

ITALI- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur një takim me emigrantët shqiptarë në Napoli, Itali. Kreu i Partisë Demokratike premtoi se për çdo shqiptar që do të kthehet në atdhe për të investuar, nuk do të pagujë taksa për pesë vite. Gjithashtu, Berisha tha se me ardhjen në pushtet do të shpallë George Soros non-grata dhe do të mbyllë fondacionin në vendin tonë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Imagjinoni për një moment qindra mijëra nga Italia, Greqia, Gjermania, Franca, SHBA, të vendosin që ato kursime që kanë, që ato mësime që kanë marrë me ortakët e tyre italianë, grekë, gjermanë, francezë, anglezë apo amerikanë, të vijnë dhe t’i investojnë në Shqipëri. Të vijnë dhe të prodhojnë në Shqipëri. A nuk do lartësohej Shqipëria si me Levën e Arkimedit? Në këtë drejtim ju keni një rol vendimtar për ndërtimin e Shqipërisë Madhështore. 5 vite pa asnjë taksë për secilin prej jush që do kthehet të investojë në Shqipëri. Jo vetëm kaq, klima më miqësore në Europë për biznesin. Energjia do jetë më lirë se në çdo vend tjetër të Europës. Burokracia do jetë më e pakët se kudo tjetër. Shqipëria do jetë vendi më tërheqës investimeve tuaja, i investimeve të huaja, i investimeve të shqiptarëve. Made in Albania do jetë krenaria jonë. Ju garantoj se pas ligjeve për minimumin jetik dhe pagën 500 euro, pas vendimeve për kthimin e parave të shqiptarëve, ligji i dytë është shpallja e Xhorxh Sorosit non-grata, mbyllja e fondacionit Soros. Kjo farë e keqe duhet të shkulet nga Shqipëria se e shndërroi Shqipërinë në republikën e tij. Garantoj shoqërinë civile se shteti do mbështesë fuqishëm OJQ-të që nuk do marrin më instruksione perverse të Sorosit dhe sorosianëve por do mëkojnë parimet më të mira, virtytet më të mira të shqiptarëve. Të pastrosh shtëpinë do të thotë të bësh një audit të përgjithshëm, një lloj Elon Muski shqiptar do gjendet. Do jetë nga diaspora, do jetë nga Shqipëria, do jetë nga miqtë tanë, pa audit të përgjithshëm nuk shkohet përpara.

Poll

MOS HUMB