Politikë

Replikat! Rama: Luli ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë. Basha: Doje inceneratorin

Në atë kohë, Basha kishte premtuar ndërtimin e një trami në Tiranë, premtim që mbeti i parealizuar.

F.I
Replikat! Rama: Luli ka bërë një tram të suksesshëm
Lulzim Basha dhe Edi Rama

TIRANË-Komunikimi në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të politik të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vijuar dhe sot. Këtë herë shkak është bërë një premtim i Bashës për ndërtimin e një trami në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama, nga Vlora, në një takim me turoperatorët dhe kryebashkiakët e bregdetit, ka folur mbi proceset që do të ndiqen në raport me sigurinë dhe zhvillimin e vijës bregdetare. Rama është ndalur te një nga premtimet e Bashës ku, gjatë kandidimit për kryetar bashkie në Tiranë. Në atë kohë, Basha kishte premtuar ndërtimin e një trami në Tiranë, premtim që mbeti i parealizuar.

Edi Rama: Për tramin në Vlorë të thashë, do të na duhej Luli. Ne nuk dimë të bëjmë trame, Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët e Tiranës, është shumë i suksesshëm, kapërcen gjithë problematikat e trafikut. E kishte planin që ta çonte deri në Durrës, por, për shkak se e zuri gjumi, e la vetëm në Tiranë. Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie.

Ndërkohë me një video nga Athina, drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama për tramin në kryeqytet. Basha thotë se sipas tij tramin nuk e pa si prioritet kryeministri, edhe pse sipas kreut të Euroatlantikëve, investimi do të bëhej nga francezët.

Lulzim BashaO Rame, nga Athina Rame, të pyesin ku i ke shokët, ti meresh me tramin. Po tramin se deshe ti me Rame, se nuk vidhshme dot me tramin. Ishte Franca mbrapa dhe i the presidentit Holland, nuk e kom prioritet. Se kishe prioritet inceneratorët me Lali Erin mo Rame, me vjedh sa më shumë. Ku e ke Lali Erion mo Rame? Ça ka nai të re sot nga Durrësi? E mo Ram, mo Ram, 7x7, 313 Rame.

Poll

MOS HUMB