Politikë

Përballja NDRYSHE! Basha 'komunikon' përmjet Unikkatilin, Rama: E zgjova Lulin!

Ishte Basha ai që e nisi i pari dedikimin e videove ndaj kreu të qeverisë. Më pas, Rama i replikoi dhe kështu nisi edhe saga e replikave mes tyre. "Baza" janë pjesë nga tekstet e reperit shqiptar, Viktor Palokaj, i njohur më gjerësisht si Unikkatil.

k.m.
Përballja NDRYSHE! Basha 'komunikon' përmjet Unikkatilin,
Lulzim Basha dhe Edi Rama

TIRANË- Prej disa kohësh kryetari i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha nuk ishte më në vëmendjen e mediave, por replikat me kryeministrin Edi Rama e kanë kthyer në dritën e prozhektorëve. Replikat në rrjetet sociale kanë nisur që në 17 mars dhe duket se do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Ishte Basha ai që e nisi i pari dedikimin e videove ndaj kreu të qeverisë. Më pas, Rama i replikoi dhe kështu nisi edhe saga e replikave mes tyre. "Baza" janë pjesë nga tekstet e reperit shqiptar, Viktor Palokaj, i njohur më gjerësisht si Unikkatil.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Me këtë risi, përveç rubrikës "Sy m'sy", tashmë i pari i qeverisë çdo video për Bashën, nisi edhe serialin ‘Zgjimi i Lulit’, duke e ironizuar këtë të fundit! Kështu, që nga ajo ditë të dy janë përfshirë në replika mes njëri-tjetrit përmes disa videove në rrjetet sociale. Në çdo video, Basha i kërkon Ramës "informacione për shokët", duke i përmendur ish-zyrtarët socialistë të arrestuar, ndërsa kryeministri i përmend humbjet përballë tij sa herë janë "përleshur" në arenën politike.

Më 19 mars, në këtë përballje publike futet edhe kryedemokrati Sali Berisha. Në një takim me gazetarët, Berisha komentoi komunikimet virtuale, duke mos e kursyer batutën.

“Tani, atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur. Kaq mund të them. Se dashuritë janë me faza. Kanë fazën latente, e kanë fazën publike etj. Nuk ka gjë të re. E kishin ata dhe dolën publikisht. Zoti ua shtoftë!,”-tha Berisha. Ndërsa më pas shtoi se Rama po e përdor Bashën për qëllimet e tij dhe për të mbuluar ngjarjet e fundit politike, si ato në Bashkinë e Tiranës.

Deri më sot në përballje nuk kishte asnjë personazh të ri përveç Ramës-Bashës dhe Unikkatilin. Sot, kreu i qeverisë, zgjodhi një tjetër repere, një ikonë të viteve 2000, Dorina Kodra e njohur si "Crazy girl". Përveç tij, përmendi edhe të dërguarin politik të qarkut të Fierit, Gazment Bardhin, duke i vendosur dhe nofkën "Gaz Ballokumja". Por nga ky i fundit nuk ka marrë ende një kundërpërgjigje. Por me Bashën replikat vazhdojnë, e mesa duket nuk do të ndalen deri ditën e zgjedhjeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB