Politikë

VENDIMET/ SPAK ende heton...Deniz Deralla dhe Merita Gurabardhin marrin poste në AMF

Deniz Deralla u propozua nga Guvernatori Sejko, kur të dy po hetohen intensivisht nga SPAK për mashtrimin e zyrave të dhënies dhe marrjes së borxheve, duke i dhënë kështu një mandat tjetër 5 vjeçar si anëtar bordi te AMF, ndërsa Ervin Mete propozoi në emër të Ministrisë së Financave, Merita Gurabardhin.

f.t
VENDIMET/ SPAK ende heton...Deniz Deralla dhe Merita Gurabardhin marrin poste
Merita Gurabardhin dhe Deniz Deralla

TIRANË- Teksa hetimi mbi skandalin e zyrave të dhënies dhe marrjes së borxheve vijon, drejtori i Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Deniz Deralla vazhdon detyrën e tij i pashqetësuar. Ai ka marrë një post të ri në bordin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. Bashkë me të edhe shefja e kabinetit të Ministrisë së Financave, Merita Gurabardhi.

Në senacën parlamentare të javës së kaluar u votua për emërimin e dy emrave të rinj në bordin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, AMF. PS votoi me 73 vota pro dhe dy kundër shefen e kabinetit të Ministrisë së Financave, Merita Gurabardhin dhe anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Deniz Derallën. Gurabardhi u votua edhe si nëndrejtor ekzekutiv i bordit të AMF.

"Vendimet u përgatitën nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduart Shalsi, i cili ia kishte dorëzuar Lindita Nikollës,"- shkruan Prapaskena.

VENDIMET/ SPAK ende heton...Deniz Deralla dhe Merita Gurabardhin marrin poste
VENDIMI
VENDIMET/ SPAK ende heton...Deniz Deralla dhe Merita Gurabardhin marrin poste
VENDIMI

Gjatë të njëjtës seancë, dy emrat u vendosën në pikëpyetje nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. 

"Ka një problem në këtë votim, me emrat, përse kjo mungesë balance për këtë organ të pavarur? Ka qënë gjithmonë me ekuilibër zgjedhja e anëtarëve të bordit të drejtorit dhe nëndrejtorit ekzekutiv të AMF, midis pozitës dhe opozitës”.

Shalsi, sqaroi Bardhin duke u justifikuar.

“Zgjedhja e të dyve është bërë konform kërkesave të ligjit për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Anëtari i Bordit, që zgjidhet edhe nëndrejtori ekzekutiv, emërohet nga Kuvendi me propozimin e Ministrit të Financave, ndërsa tjetri me propozim të Bankës së Shqipërisë.”

Pra Deniz Deralla u propozua nga Guvernatori Sejko, kur të dy po hetohen intensivisht nga SPAK për mashtrimin e zyrave të dhënies dhe marrjes së borxheve, duke i dhënë kështu një mandat tjetër 5-vjeçar si anëtar bordi te AMF, ndërsa Ervin Mete propozoi në emër të Ministrisë së Financave, Merita Gurabardhin.

Kush është Merita Gurabardhi?

Gurabardhi është shefe kabineti e ministrit së financave Ervin Mete. Ajo bashkë me motrën Arta Gurabardhi, u vendosën si prestanome tek kompania e dhënies dhe marrjes së borxheve AFI (Albanian Financial Institucion shpk) që ka marrë licensën nga Guvernatori i BSH Gent Sejko në Maj 2016. AFI është një tjetër kompani mashtrimi në pronësi kryesore të Besnik Leskaj, shkruan Prapaskena. Me transanksione të shtrira deri në Angli e Portugali, kompania AFI është përzierë në pastrim parash në fonde investimesh duke blerë e shitur kredi shumëmilionëshe nëpër banka.

Si u zbulua skandali?

Prej disa muajsh tashmë, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në këto zyra. Këto institucioneve përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve kredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCA. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë? SPAK duhet t’i japë një përgjigje!/ZËRI

Poll

MOS HUMB