Bota

VD/ Studenti shqiptar në Cambridge "gozhdon" ish-ministrin e Jashtëm serb

Ajvazaj përfitoi nga rasti t'i tregonte Jeremiç se ndër të prekurit nga masakrat dhe dëbimet ishte gjithashtu edhe familja e tij. 

E.K
VD/ Studenti shqiptar në Cambridge "gozhdon" ish-ministrin e
Leart Ajvazaj dhe Vuk Jeremiç

SERBI- Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç u nis për një takim miqësor në Dhomën e Debatit të Cambridge Union, por nuk u prit aspak mirë nga një student shqiptar. Ky i fundit, gjeti rastin të përballej me të dhe t'i rendiste disa fakte të cilat asnjë shtetas serb nuk i ka pranuar ndër vite. Leart Ajvazaj, ekselent veçanërisht në lëndët e fushës shkencore, ka sjellë në vëmendje masakrat e kryera në Kosovë para 25 vitesh, për të cilën kishte përgatitur disa pyetje enkas për ish-ministrin serb. 

Studenti shqiptar nënvizoi para Jeremiç se Serbia e sotme nuk dallon nga Serbia e Millosheviçit, teksa përmendi viktimat e vrara në Kosovë të cilët u varrosën në një varr masiv në Batajnicë. Ajvazaj përfitoi nga rasti t'i tregonte Jeremiç se ndër të prekurit nga masakrat dhe dëbimet ishte gjithashtu edhe familja e tij. 

Momenti i pyetjes së studentit minuta e 56:37.

Biseda e plotë:

 

FJALIMI I PLOTË I STUDENTIT:

Z. Jeremiç, ju e nisët duke përmendur përvjetorin tuaj. Po i bashkohem punës së përvjetorëve dhe të them se këtë muaj shënohet 25 vjetori prej që 45 shqiptarë ishin rrëmbyer nga shtëpitë e tyre në fshatin e vogël të Reçakut dhe ishin vrarë nga trupat serbe.

Në Serbinë e sotme, kjo konsiderohet teori konspirative, dhe ky është qëndrimi i shtetit serb, i atij shteti që ju i keni shërbyer dhe i të njëjtit shtet që ka vrarë 13 mijë civilë më 1998 e 1999 dhunoi mijëra gra më 1998/99 dhe i dëboi miliona shqiptarë jashtë shtëpive të tyre, përfshirë familjen time meqë ra fjala.

Unë nuk kam dëgjuar ndonjë kërkim-falje nga Serbia. E di se ju nuk e keni bërë një të tillë gjatë kohës si ministër i jashtëm.

Dhe ju flisni për Millosheviçin si një përjashtim të rrallë: “Oh, ai ishte...diktator i çmendur, ai ishte Sadami ynë, tash s’kemi diçka të tillë...”

Epo, kjo qartazi është e pavërtetë.

Sepse nëse e shihni Serbinë para Millosheviçit, për aq sa Kosova ishte e okupuar nga Serbia, planet për shfarosjen e shqiptarëve ekzistonin me Çubrilloviçin, Andriçin... dhe nëse e shihni Serbinë pas Millosheviçit prej që ai e vrau veten, ju keni pasur (i ndërhyhet “ai vrau çka?”)

Ju lus më lejoni ta përfundoj. Dy fjali!

Ju i keni pasur disa nacionalistë të preokupuar në imazh që thonin : “Oh, ne s’e duam Millosheviçin,” por që i thonë të njëjtat budallallëqe për Kosovën, dhe më pas keni dikë që po e udhëheq Serbinë qe 10 vjet që është bukfalisht dishepulli i Millosheviçit, ai që ishte ministër i Informacionit në Qeverinë e Millosheviçit.

Më falni, (por) kjo është thjesht qesharake!

(I ndërhyhet) Cila ishte pyetja juaj?

Pyetja është: Si i përgjigjeni këtyre fakteve sepse unë besoj se ekziston diçka si e vërteta.

Ndoshta ju mund të thoni, “Oh, këta 744 njerëz që u gjetën në Batajnicë që ishin vrarë në Kosovë dhe u çuan qindra kilometra larg në Serbi ndoshta e çuan veten në Serbi dhe u shtrinë të vdekur...” Ndoshta ky është versioni juaj i të vërtetës meqë duam të relativizojmë gjithçka.

Pyetja ime është: Si do të pajtoheni me këto fakte?! 

Poll

MOS HUMB