Bota

“Të vendosim lule te varri i mamit?”/ Kërkesa e fëmijëve të Liridona Ademajt

Në rrëfimin e tij, Leonardi tregoi se nipat e përqafuan gjatë, por kishin edhe një kërkesë për të.

k.m.
“Të vendosim lule te varri i mamit?”/ Kërkesa e
Pamje nga takimi

PRISHTINË- Leonard Ademajt, vëllai i Liridonës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, më në fund është takuar me nipërit e tij në Suedi. Takimin me ta e ka zbuluar vetë në rrjetet e tij sociale, duke ndarë edhe detaje. Në rrëfimin e tij, Leonardi tregoi se nipat e përqafuan gjatë, por kishin edhe një kërkesë për të. Edhe pse ende shumë të vegjël, kërkuan që të dërgonin lule në varrin e të ëmës në Kosovë. 

Por se çfarë përgjigje u ka kthyer, nuk e zbuloi.

“Të vendosim lule te varri i mamit?”/ Kërkesa e
Pamje nga takimi

Postimi i vëllait të viktimës:

Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t'i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes? Falenderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional.

Si ndodhi vrasja?

Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Granit Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën. Arsyeja mbetet ende mister. Varianti i parë është ai i parave të sigurimit të jetës që mund të përfitonte Murseli në rast se të shoqes i ndodhte një fatkeqësi, ndërsa i dyti, fakti që Liridona mund të kishte dijeni për një sekret të errët të të shoqit./ZËRI

Poll

MOS HUMB