Politikë

VD- Përplasje fizike në takimin e Ramës në Itali, çfarë ndodhi në shkallët e pallatit të sportit

Fletushkat e hedhura ishin me mesazhin: Dua të votoj (nga diaspora)

E.K
VD- Përplasje fizike në takimin e Ramës në Itali,
Tensionet

MILANO- Disa incidente janë shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Itali, pasi një grupim të rinjsh, përfaqësues të diasporës, kanë hedhur fletushka për votën e emigrantëve. Ata janë nxjerrë jashtë nga punonjësit e stafit të sigurisë. Nxjerrja e tyre nga pallati i sportit është shoqëruar dhe me përplasje fizike, ndërsa janë akuzuar si persona të lidhur me Sali Berishën. Në fakt grupimi që ka hedhur fletushkat në sallë, i përket fushatës ‘dua të votoj 2020’, që ka nisur në disa qytete të ndryshme europiane, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB