Politikë

‘E bëri një shqiptar…’, Rama në Itali: Për çdo vrasje, vjedhje, aksident, na akuzonin ne

Në nisje të fjalës së tij ai u shpreh se ndihet i prekur nga mikpritja që i është bërë, teksa pallati i sporteve në Milano është mbushur me mijëra shqiptarë

E.K
‘E bëri një shqiptar…’, Rama në Itali:
Edi rama

MILANO- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij përpara shqiptarëvë të pranishëm në Pallatin e Sportit Busto Arsizio, ku tha se ndihej thellësisht i prekur nga mikëpritja e tyre. Rama tha se shqiptarët që emigruan në Itali, janë të parët që nisën misionin për ta kthyer Shqipërinë në shtratin e BE-së, pas viteve të gjata të diktaturës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Të dashur vëllezër dhe motra të Italisë, jam thellësisht i prekur nga mikëpritja juaj, më ka emocionuar tej mase vala e ftesave të shqiptarëve që më kanë shkruar këto ditë, për ti takuar kudo që janë në të katër anët e Italisë. Shumë po shumë faleminderit për praninë tuaj. Shumë e shumë të tjerë, që janë larg në qytetet dhe qytezat e këtij vendi mik, një përqafim nga kjo atmosferë e mrekullueshme.

Jemi dy popuj që në dhjetra vite na ka bashkuar një det i tërë historie. Ju jeni shëmbëlltyra e bashkimit të Shqipërisë me Europën, jeni përbashkuesit më kryesorë, ju jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re, në shtratin natyral të Europës. Ju jeni krenaria jonë, dhe jeni arsyeja e bashkimit tonë përfundimtar me Europën demokratike.

Sot kjo duket gjëja më e natyrshme në botë, por dje kjo dukej gjendja më e pamundur në botë, kur ju u bëtë bartësit e këtij misioni, mbi anijet e ndryshkura të anijeve komuniste. Ju formësuat një trup si të gjigandëve shqiptarë që prej 500 vitesh dergjeshin përmes maleve. Përplaseshin dy makina, gazetat thoshin e bëri një shqiptar, kryhej një vjedhje, thuhej e bëri një shqiptar, ndodhte një vrasje gazetat thoshin se vrasësi i panjohur ishte një shqiptar. Ky ishte shqiptari në pasqyrat italiane të atyre viteve.

Poll

MOS HUMB