
Shqiptaret jashte stadiumit
TIRANË- Përveç shqiptarëve që janë akomoduar brenda pallatit të sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos, me qindra të tjerë u panë në radhë për të takuar kryeministrin Edi Rama jashtë pallatit të sportit.
Në pamjet e siguruara shihen bashkatdhetarët shqiptarë të cilët nxitojnë për t’u futur brenda ambienteve të pallatit të sportit për të përshëndetur Ramën, në këtë tur që po zhvillon me diasporën.
Të dielën e 12 majit 2024, Rama mbajti takimin në Athinë, i pari me diasporën shqiptare të Greqisë.
Pas Milanos, Rama do të takohet me shqiptarët e Londrës në 2 qershor dhe 16 qershor në Düsseldorf.
Poll