
SHBA- Ishte viti 2019 kur presidenti Donald J. Trump dërgoi Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm në Ballkan. Ky artikull bazohet në intervista me 40 persona, duke përfshirë gati tre duzina republikanë. Shumica kërkuan anonimitetin sepse nuk donin të dëmtonin shanset e tyre për role në një administratë të ardhshme Trump ose të nxisnin zemërimin e Grenell, i cili shpesh acarohet me ata që nuk pajtohet në mediat sociale. Për kundërshtarët e tij, Grenell është një oportunist kaustik me arritje modeste. Susan E. Rice, ish-këshilltarja e Presidentit Biden për politikën e brendshme dhe një ish-këshilltare për sigurinë kombëtare të Presidentit Barack Obama, e ka quajtur atë "një nga njerëzit më të këqij dhe më të pandershëm që kam takuar ndonjëherë". Brad Chase, ish-partneri i biznesit, tha se ai ishte "i pashpirt dhe i paturpshëm".
Për mbështetësit e tij, Grenell është një lajmëtar besnik dhe i palodhshëm për Trump, i cili i transmeton kërkesat e ish-presidentit me një armiqësi efikase që mbyt kundërshtuesit.
Sido që të jetë, disa njerëz të afërt me ish-presidentin thonë se Grenell ka një shans të mirë për të zënë një detyrë të lartë në politikën e jashtme nëse do të ketë një administratë të dytë Trump - nëse jo si sekretar i shtetit, gjë që kërkon konfirmimin e Senatit, atëherë ndoshta si këshilltar i sigurisë kombëtare, e cila nuk ka nevojë për miratime. Ata vënë në dukje se Grenell ka kaluar tre vjet e gjysmë duke përdorur kontaktet e tij në Ballkan në sipërmarrje biznesi, duke përfshirë një partner të rëndësishëm - Jared Kushner, dhëndrin e Trump.
"Nëse doni të shmangni luftën, më mirë të keni një bir kurve si sekretar shteti,"- tha Grenell në një episod të marsit të "Self Centered", një podcast për ngjarjet aktuale që ndodhin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Amerika ka nevojë për një kryediplomat "të ashpër", i cili ulet në tavolina dhe thotë: 'Djema, nëse nuk e zgjidhim këtë këtu, nëse nuk përfaqësojmë paqen dhe zgjedhim. një rrugë të vështirë. Një kryediplomat duhet ta marrë dosjen dhe të thotë, 'tani do të kthehem në Shtetet e Bashkuara dhe t'ja kaloj sekretarit të mbrojtjes, i cili nuk negocion. Ai do të të bombardojë'.”-tha Grenell.
Një person i afërt me Trump tha se ish-presidenti ka ngritur pyetje në lidhje me punën e Grenell me klientët e huaj, të nxitur nga puna që iu dha në Ballkan dhe një kërkesë prej tij që Trump të takonte Presidentin Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë. Personi i afërt me Trump përmendi dy biseda në të cilat ish-presidenti tha se nuk i pëlqente që këshilltarët e tij të udhëtojnë nëpër botë duke fituar para nga shoqërimi i tyre me të.
Gjithsesi, Trump flet rregullisht me Grenell dhe një vit e gjysmë më parë kishte lavdëruar për besnikërinë e tij.
"Ric Grenell: një luftëtar. Ai ka shumë të ardhme,"- tha Trump në Arizona në tetor 2022.
Grenell që atëherë ka qenë i zënë në Ballkan. Ai ka bërë plane me Kushner për një hotel luksoz, kompleks apartamentesh dhe muze në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, në vendin e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që shkatërroi selinë e Ushtrisë Jugosllave. Ai po zhvillon gjithashtu dy vende të tjera turistike luksoze, njëra në një gadishull shqiptar dhe tjetra në një ishullin e Sazanit, po në Shqipëri.
Richard Grenell qëndron pranë dy flamujve me një kostum gri.
"Unë jam duke punuar në projekte private, për të cilat mund të fitoj para. Askush nuk duhet të kërkojë kurrë falje që dëshiron të fitojë para,"- tha Grenell në një intervistë televizive në Shqipëri vitin e kaluar.
Lidhjet e Grenell me Ballkanin rrjedhin edhe përmes gazetës së krahut të djathtë Neësmax, ku ai është analist dhe nënkryetar për zhvillimin ndërkombëtar. Vitin e kaluar, Neësmax hyri në një marrëveshje shumëvjeçare me Telecom Serbia, transportuesi shtetëror serb, për të transmetuar përmbajtjen e Neësmax në Evropën Lindore. Neësmax tha në një deklaratë se Grenell nuk ishte i përfshirë në negociatat mbi marrëveshjen.
Grenell është bashkuar gjithashtu me një tregtar armësh dhe ish-ekspert të Neësmax, John Cardillo, për të eksploruar mundësitë e prodhimit të municioneve në Ballkan. Cardillo, kompania e të cilit quhet M42 Tactical, u padit kohët e fundit për dyshimin se kishte futur në xhep afro 200,000 dollarë që u pagua nga një emigrant ukrainas, Michael Bogachek, për të furnizuar forca të blinduara për policinë në Ukrainë që nuk u dorëzuan kurrë.
Po ashtu, Grenell i sugjeroi Trump t'i bashkohej atij në një vizitë te ish-presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në burgun në Hagë, ku ai pret gjykimin për akuzat për krime lufte. Por Trump nuk e përqafoi idenë e tij. Një person i afërt me Thaçi tha se i dukej argëtuese ideja e Trump dhe një rrëmujë e zhurmshme mediatike përpara Hagës – por vendosi se do të ishte më mirë të fokusohej në rastin e tij.
Grenell ka postuar sugjerime në rrjetet sociale se aktakuza ndaj Thaçit ishte një komplot i udhëhequr nga Departamenti i Drejtësisë.
Në fund të vitit 2020, i etur për një grusht shteti diplomatik në ditët e fundit para zgjedhjeve presidenciale, Trump e dërgoi Grenell në një mision që ka turbulluar diplomatët perëndimorë për një dekadë: Për të nxitur Serbinë që të njohë Kosovën!
I sigurt për një marrëveshje, Grenell propozoi riemërtimin e një rezervuari industrial që lidh Kosovën dhe Serbinë "Liqeni Trump" për të përkujtuar arritjen e tij. Por negociatat dështuan pasi Gjykata e krimeve të luftës në Hagë njoftoi planet për të paditur Thaçi, ish-presidentin e Kosovës. Serbët dhe shqiptarët në Kosovë, gjithnjë e më të përçarë, ende e quajnë liqenin me dy emra të ndryshëm, asnjëri prej të cilëve nuk është Trump./ZËRI
Marrë nga NYT