Politikë

Tym dhe flakë në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së (Emrat)

PS kërkon përjashtimin e 4 deputetëve, me në krye Gazment Bardhin, i cili pati një përplasje me punonjësit e Gardës të hënën

E.K
Tym dhe flakë në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 6
Zjarri ne Kuvend

TIRANË- Dy ditë pas seancës së Kuvendit, e cila zgjati vetëm 5 minuta, dhe ku deputetët e opozitës ndezën tymuese e madje zjarr, mazhoranca kërkon përjashtimin e disave prej tyre. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se PS do të kërkojë përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së. Ata janë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Flamur Hoxha, Albana Vokshi dhe Bledion Nallbati.

Kjo kërkesë e socialistëve do të shqyrtohet në mbledhjen e Etikës që do të zhvillohet sot. Seanca e së hënës ishte parashikuar të zgjaste maratonë, ku do të flitej për buxhetin e vitit të ardhshëm, mirëpo u mbyll pas 5 minutash. Mazhoranca socialiste votoi në parim projektligjin për buxhetin 2024, ndërsa opozita bllokoi sërish punimet.

Në shkresën e grupit të PS drejtuar Lindita Nikollës, thuhet ndër të tjera se kërkohet të merret masë disiplinore ndaj 6 deputetëve për shkak se kanë përsëritur disa herë bllokimin e seancën plenare.

“Deputeti Bardhi kontliktohet me punonjësit e sigurisë në sallën plenare dhe në një moment ai hedh një karrige në drejtim të tyre duke dëmtuar rëndë njërin prej gardistëve në dorë. Deputeti Flamur Noka mori karriget te cilat ishin vendosur si barrikadë në një nga hyrjet e sallës plenare dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë.

Deputeti Noka mban dy flakadanë duke i drejtuar ato drejt drejtueses së seancës, kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.  Deputeti Bledjon Nallbati nga vendi ku ulet merr flakadanë nga çantat e deputeteve Sorina Koti dhe Albana Vokshi të vendosura mbi tavolina dhe i ndez ato duke shkaktuar kaos në sallë.

Situata agravoi edhe me shumë në momentin kur deputeti Bledjon Nallbati nxjerr nga çanta e deputetes Albana Vokshi një kuti e cila mori flakë menjëherë, gjithashtu i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha, këtu kuti e vendosi ne tavolinën përpara duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit, duke rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë”, thuhet ndër të tjera në këtë shkresë.

Siç është bërë zakon deputetët e opozitës vendosën karriget në foltore, ndezën tymuese dhe flakadanë. Kësaj here flakët për pak dogjën edhe një tavolinë në Kuvend, por që u shua nga efektivët e Gardës.

Poll

MOS HUMB