Politikë

Argita Malltezi buzëqesh pas lirimit të bashkëshortit nga burgu: Përshëndet me 2 gishta

Ajo është kapur nga kamerat teksa futet në pallat, por... para se të hyjë ajo i përshëndet me dy gishta lart. 

E.K
Argita Malltezi buzëqesh pas lirimit të bashkëshortit nga burgu:
Argita Berisha

TIRANË- Pas lirimit nga qelia të bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është shfaqur në humor të mirë këtë të martë para shtëpisë së saj në rrugën "Mustafa Matohiti". Ajo është kapur nga kamerat teksa futet në pallat, por... para se të hyjë ajo i përshëndet me dy gishta lart. 

Në amjet e siguruara nga "Ora News", Malltezi duket e buzëqeshur. Ndërkohë ajo takon dhe një qytetar që me sa duket nga fytyra e Malltezit e uron për lirimin nga qelia të bashkëshortit.

Sot, Apeli ka lënë Malltezin në “arrest shtëpie”, duke ndryshuar masën e sigurisë. Jamarbër Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, në truallin e të cilit dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ndërtuar 17 pallate. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Malltezi ka përfituar nga Berisha, asokohe kryeministër që të merrte pronën e ish-familjarëve të tij, dhe për ta kthyer atë në një kompleks banimi. Sipas prokurorisë së Posaçme, Malltezi kishte fituar më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB