Politikë

Turi i Ramës në diasporë shndërrohet në koncert, merr me vete Noizyn dhe Alban Skënderajn

Noizy dhe Alban Skënderaj do të jenë të ftuarit specialë në takimet e Ramës

E.K
Turi i Ramës në diasporë shndërrohet në koncert, merr
Edi rama dhe noizy

TIRANË- Në turin që kryeministri Edi Rama do të ketë me emigrantët në diasporë, do të marrë me vete dhe një numër të madh këngëtarësh, duke i shndërruar këto takime në një festë apo koncert.

I pari që konfirmoi praninë në takimet e Ramës ishte Noizy, i cili njoftoi të gjithë fansat që do të ishte në Athinë në datën 12 Maj. Ndërkohë që në njoftimin e dhënë për takimin e Ramës në Milano të Italisë, shihet se veç Noizyt, në koncert do të jetë edhe Alban Skënderaj si dhe grupi folklorik.

Turi i Ramës në diasporë shndërrohet në koncert, merr
njoftimi

Pikënisja e takimeve të Ramës në diasporë do të jetë nga Athina, në 12 Maj, ndërkohë që ende ka paqartësi rreth vendeve ku do të zhvillohet takimi.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, kryeministri Rama ka shkruar se mezi pret të takohet dhe me krenari të madhe për të gjithë shqiptarët e Greqisë.

“Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”, shkruante kryeministri Rama. Kjo lëvizje e Edi Ramës vjen në një moment kur partia është në valën e fushatës për të tërhequr anëtarë të rinj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Turi i kryesocialistit ka të konfirmuar deri tani 4 takime në 12 Maj në Athinë, 26 Maj në Milano, Londër në 2 Qershor dhe Duseldorf në 16 Qershor./ZËRI 

Poll

MOS HUMB