Politikë

Tubimi/ Boçi zbulon skenarët: Do jetë e ngjashme me protestën e vrasjes së Klodian Rashës

I riu u vra më dhjetor 2020 dhe ekzekutimi i tij u pasua me protesta të dhunshme në Tiranë, që do të thotë se edhe sot nuk do të mungojnë aktet e dhunshme. 

k.m.
Tubimi/ Boçi zbulon skenarët: Do jetë e ngjashme me
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka dhënë detaje lidhur me skenarët e protestës që do të zhvillojë sot opozita. Në një intervistë të dhënë për emisionin "7pa5", Boçi tha se tubimi do të jetë i ngjashëm me atë që u zhvillua pas vrasjes së të riut Klodian Rasha. I riu u vra më dhjetor 2020 dhe ekzekutimi i tij u pasua me protesta të dhunshme në Tiranë, që do të thotë se edhe sot nuk do të mungojnë aktet e dhunshme. 

“Do jetë në kompleksitetin e saj që përfshin edhe reagime si në rastin e vrasjes së Klodian Rashës, edhe reagime si në rastin kur studentët u hodhën në protestë për të drejtat e tyre, që edhe sot nuk janë realizuar si të drejta dhe kanë po arsye për të dalë në protestë. Nuk jemi në të njëjtat kushte, jemi akoma në kushte më të agravuara dhe përpos kësaj kemi goditje me akuza false për kreun e opozitës dhe kemi një deputet në burg pse artikuloi të vërtetën,"-tha në fjalën e tij demokrati.  

Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet./ZËRI

Poll

MOS HUMB