
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deklaruar se nuk ka paguar asnjë qindarkë për të shkrepur një foto krah ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara tq Amerikës, Donald Trump. I ftuar në News24, Këlliçi iu përgjigj Evi Kokalarit, e cila e akuzoi se kishte shpenzuar 25 mijë dollarë për atë foto. Këlliçi shtoi se me Trump kishte folur dhe për kepërdorimin e të drejtës në Shqipëri.
“Zero qindarka, nuk kam paguar, as unë apo ata rreth meje. Unë nuk kam qenë në evente për mbledhje fondesh, kam qenë në tubimin e Trump në Michigan. Mu dha mundësia për ta përshëndetur, për aq minuta sa kam komunikuar u ndala te keqpërdorimi i drejtësisë në Shqipëri, që e ka vuajtur vetë ai. Ka disa procese gjyqësore,”- tha Këlliçi.
“PD është simotër e Partisë Republikane në SHBA. Kemi ura bashkëpunimi me këtë parti, si dhe kongresmenë e senatorë të kësaj partie. Përmes një ftese që më erdhi nga partia republikane pata mundësinë edhe të takimit me Presidentit Trump,”- shtoi ai.
Pak ditë më parë, Evi Kokalari, dikur aktiviste pranë Partisë Demokratike akuzoi Këlliçin duke shkruar në një postim se takime dhe foto të tilla janë gjithnjë të paguara, dhe nëse nuk ka paguar vetë Këlliçi, ka paguar dikush tjetër. Sipas Kokalari, takime të tilla kushtojnë deri në 25 mijë dollarë.