
TIRANË-Ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në rrëfimin e tij në ‘Çim Peka Live’ ka hedhur akuza se inceneratori i Tiranës u bë i mundur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ahmetaj gjithashtu ka rrëfyer edhe një bisedë me Ramën, ku sipas tij kryeministri i ka thënë se 'thembra e akilit të korrupsionit janë tenderat.' Sipas tij për hetimin përgjegjës është edhe Dumani, ku shton se dëshmitarët janë kërcënuar për çështjen e tij.
Arben Ahmetaj: Janë masakruar ata djemtë. Janë përdorur edhe nga SPAK në mënyrë ilegale. Herën e tretë do të nxjerr sesi për veset e mia imagjinare kanë përdorur komunikim ilegal midis Altin Dumanit dhe inceneratorëve. Këtë e kam me veten dhe publikun një ditë. Edhe sikur t'i kisha veset...unë në punën time... Kush e bëri të mundur inceneratorin e Tiranës? Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ishte i bllokuar. Për këtë gjë të ketë folur Rama me mua? Për këtë gjë? E di çfarë komunikimi ka pasur me mua në spital se isha aksidentuar me Mirel Mërtirin, kishte nevojë për akt normativ për të rishikuar investimet. I kam thirrur në spital. Ja këtë kam bërë unë. Jo, nuk ka komunikuar me mua për inceneratorin e Tiranës, kisha lënë shkresa e zeza në të bardhë. Kam pasur ditët e mia të këqija dhe të mira me kryeministrin. Jam përplasur shumë herë me kryeministrin. Për momentin nuk e di më ka folur. Më vonë mund të vijë edhe kujtesa, kur të pastrohet truri nga COVIDI. Ndjehem si familje çifute në Poloni. E di çfarë ka thënë Edi Rama se e pëlqen në dimension tjetër? Rama ka thënë thembra e akilit të korrupsionit janë tenderat.
Keni thënë aty janë vjedhur miliona euro tek Tirana, ka përgjegjësi Rama dhe Veliaj?
Ahmetaj: Përgjegjësi ka edhe Dumani se tha kemi frikën e arbitrazhit. Do të të sjellë një logjikë. Balluku ka refuzuar që të paguajë paratë e fundit inceneratorit të Fierit. Kjo në një dimension është dëm ekonomik për një vepër që degradon si teknologji. Pse nuk përdoret e njëjta logjikë tek Tirana? Sot! Ndiqni paratë jo pllakat e banjës së Eriolës. Kanë thërritur dëshmitarë dhe i kanë kërcënuar. I ka thënë dikujt është hera e fundit që të thërras si person në dijeni nëse nuk ndërron dëshminë. Millonai i ka thënë një gruaje. I ka thënë do të të çoj tek vendi i shurrës. Për çështjen time pra. Trego të vërtetën se do të të çoj tek vendi i shurrës.