TIRANË-Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në rrëfimin e dytë në ‘Çim Peka Live’ ka theksuar se ai nuk ka marrë pjesë në asnjë procedurë të inceneratorëve as të Tiranës, as të Elbasanit apo Fierit. Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka lidhje me krimin dhe ka reshtuar rastet të cilat po hetohen nga SPAK siç janë kryebashkiaku Erion Veliaj, deputeti socialist Plarent Ndreca apo dhe ish-ministrja Frida Krifca. Ish-zëvëndëskryeministri ka deklaruar se ai ka lënë letra për sterilizimin, por ato janë zhdukur, ashtu si dhe disa dokumenta të tjera të cilat Rama e Dumani i kanë zhdukur tashmë.
Arben Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës paguan edhe sot, edhe 5D, Veliaj është në krye të detyrës. Nuk i prish provat Erioni, nuk i prish provat. Rasti i Olta xhaçkës, normale. Plarent Ndreca, normale. Nuk duhet të ketë arrestim. S'duhet të ketë. Po rasti i Beqaj si ka mundësi që e arrestojnë pas 6 muajsh, pse? Teatri i Edi Ramës, ta arrestojmë për këtë gjënë e vogël që të mbyllin gojën këta. Kam lënë letër për Sterilizimin, duhet ta dinë që ajo letër ekziston diku. Po, po, po. E kam lënë në nëntor të 2019. Aty janë. Janë të gjitha në një kuti. Që është shkatërrues dhe duhet që t'i vendoset tavan. Çfarë isha unë? Për kriminelë dhe lidhje me krimin nuk jam përmendur kurrë. Sali Berisha më ka sulmuar gjithë kohës, por ka thënë që këtë të paktën nuk e akuzon dot për lidhje me krimin. Kapja e drejtësisë, larg qoftë, fton dhunë. E ftoj që t'i thërras mendjes.
A jeni gati që të jepni dëshmi para Altin Dumanit?
Ahmetaj: A ka kurajo që të vijë të kërkojë tek unë dëshmi?