TIRANË-Ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në rrëfimin e tij në ‘Çim Peka Live’ ka folur për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit dhe sipas tij të gjithë e dinë që ai ka folur. Ahmetaj ka thënë se ka kundërshtuar ndërtimin e inceneratorin e Tiranës dhe këtë gjë ia ka bërë të ditur Edi Ramës në 31 gusht 2017. Ai deklaron se goja do të ishte armiku i tij.
Arben Ahmetaj: Pyeteni Edi Ramën ndonjëherë a ke folur për procedurën e inceneratorit të Elbasanit me Ahmetajn? 0. E mban mend çfarë të ka thënë Ahmetaj në korridor të Kryeministrisë për Fierin? Çfarë ka ndodhur në verën e 2017 që në gusht u firmos Tirana? Pyeteni! T'ju kthejë përgjigje. 0 me Elbasanin. Për Fierin, investim publik, kam biseduar në korridorin e kryeministrisë. Për Tiranën janë letrat, refuzimi! Po, janë letrat. Kush ka punuar me mua dhe thotë që ai nuk ka folur dhe ka heshtur, e di shumë mirë që mua nuk më mbyllej goja. I kam thënë publikisht që goja do të jetë armiku im.