Politikë

“Tre herë jemi poshtëruar”, konferenca ndërqeveritare, Rama: Kur shqiptarët bien në dashuri, nuk i ndal askush

Më tej me shaka Rama tha se kur shqiptarët bien në dashuri askush nuk i ndal dhe Shqipëria ka rënë në dashuri me BE-në.

I.F
“Tre herë jemi poshtëruar”, konferenca
Edi Rama

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama tha nga Luksemburgu se shumë gjëra kanë ndryshuar në këtë konferencë të dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE. Ai tha se Shqipëria është poshtëruar 3 herë, por sërish u përpoqën. Rama tha se për Shqipërinë nuk ka të ardhme tjetër përveç Bashkimit Evropian. Më tej me shaka Rama tha se kur shqiptarët bien në dashuri askush nuk i ndal dhe Shqipëria ka rënë në dashuri me BE-në.

“Kur shoh që në procesin e integrimit kemi ndryshuar kaq shumë gjëra, hymë në një dinamikë të re dialogu. Kemi shumë gjëra të reja të cilat nuk ishin kështu për vendet e tjera kur u përpoqën të bëheshin anëtarë të BE. Gazetarët shohin vetëm pjesën financiare, por ka të bëjë me integrimin. 5 vite më parë dukej e pamundur, sot duket e vërtetë. 3 herë u poshtëruam. Komisioni tha se ishim gati, pastaj pas dyerve të mbyllura, 3 herë ne u poshtëruam. Por ajo që stë vret të bën më të fortë. Ne kemi dalë më të fortë nga kjo dhe ja ku jemi sot këtu,. E dimë që rruga përpara është e gjatë, zakonet e vjetra nuk ikin kollaj, por për ne nuk ka të ardhme tjetëe. Gjithcvka që duhet duhet ta kuptoni “kur shqiptarët bien në dashuri, nuk i ndal dot kush!”-tha Rama. 

Sot Shqipëria do të të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. Sipas agjendës zyrtare në takim përfshihet hapja e pesë kapitujve:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike-

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. Ndërsa në mars të 2020 Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave dhe në korrik të 2022 BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB