
Tom Doshi
LEZHË-Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi nga Lezha ku prezantoi kandidatet e tij për deputet, u shpreh se partia e tij do të marrë një mandat në zgjedhjet e 11 majit.
Në fjalën e mbajtur Doshi u shpreh se qeveria e ardhshme duhet të ketë prioritet shëndetësinë dhe rritjen e ndihmës sociale për shtresat në nevojë. Kreu i PSD fajësoi dy partitë e mëdha PS dhe PD për gjendjen e vështirë ku ndodhet Shqipëria. Socialdemokratët synojnë që pas zgjedhjeve te 11 Majit, të krijojnë grupin e tyre parlamentar.
Poll