Politikë

“Ti mbajnë karriget”, PS braktis mbledhjen për Zgjedhoren, Gjiknuri: Reforma do çohet përpara

Pas një debati me deputetët e grupimit Berisha-Bardhi, deputetët socialistë u larguan nga salla, duke bërë që mbledhja e parë pas dy vitesh për Reformën Zgjedhore të dështonte

E.K
“Ti mbajnë karriget”, PS braktis mbledhjen për Zgjedhoren,
Debatet ne Komision

TIRANË- Përplasje të forta në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, për shkak se deputetët e grupimit Berisha-Bardhi kanë tentuar që të bllokojnë punimet.

Pas sherreve, deputetët e partisë socialiste kanë lënë sallën, i pari që u largua ishte deputeti Blendi Klosi i cili u shpreh: Ata nuk mund të ma zënë dot vendin mua, se ma ka dhënë populli. Karriget le ti mbajnë.

Ndërkohë që pas një debate me Flamur Nokën, nga salla u larguan dhe deputetët e tjerë socialistë me në krye bashkëkryetarin Damian Gjiknuri.

Në dalje nga salla ku ishte parashikuar që të mbahej mbledhja, Damian Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të ishte më e interesuar për çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore.

“Fatkeqësisht këtu edhe Bylykbashin nuk e kishin sjellë, edhe Alibeajn nuk e kishin lejuar të vijë ndoshta për shkak të akteve të tyre vandale. Opozita duhet të jetë e para e interesuar për të pasur një Reformë të tillë. Reforma do ecë përpara, edhe nëse opozita nuk do të bëhet pjesë do të gjendet mënyra për ta çuar përpara”, u shpreh Gjiknuri.

I pyetur nga gazetarët, nëse edhe mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Zgjedhoren do të kalojë online, Gjiknuri u shpreh: “Do të njoftoheni për çdo gjë. Patjetër që reforma do të ecë përpara. Unë kam një mandat, siç ka edhe opozita, le të vijnë”. /ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB